Java e 33-të e protestave në Gaza, dhjetëra palestinezë mbetën të plagosur

Azia

Java e 33-të e protestave në Gaza, dhjetëra palestinezë mbetën të plagosur

Më: 10 nëntor 2018 Në ora: 06:17
Gaza

Zyrtarët palestinezë njoftuan se disa dhjetëra persona u plagosën, pasi u qëlluan nga plumbat e ushtrisë izraelite gjatë javës së 33-të të protestave në kufirin me Izraelin, në Rripin e Gazës.

Mijëra palestinezë u mblodhën sërish për protestën e përjavshme përgjatë rrethimit kufitar të Izraelit me Rripin e Gazës, i cili kontrollohet nga grupi islamik Hamas, një ritual që përsëritet çdo të premte, që prej 30 marsit.

Ushtria izraelite tha në një deklaratë se disa palestinezë kishin hedhur mjete shpërthyese, granata, goma të djegura dhe gurë ndaj ushtarëve të saj në gardhin kufitar, ndonëse asnjë izraelit nuk mbeti i plagosur.

Ushtria izraelite ka vrarë rreth 200 palestinezë që kur filluan protestat kufitare në mars, thonë mjekët e Gazës, ndërsa nga krahu tjetër vetëm një ushtar izraelit është vrarë nga një snajper palestinez.

Në protestën e djeshme morën pjesë rreth 10 mijë palestinezë, shumë më pak se në grumbullimet paraardhëse, një shenjë kjo që interpretohet si zbutje e tensioneve mes palëve, veçanërisht pas ndërhyrjes së Egjiptit javën e kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat