Kryeministri kinez: Nuk ka fitues në luftën tregtare SHBA-Kinë

Azia

Kryeministri kinez: Nuk ka fitues në luftën tregtare SHBA-Kinë

Më: 14 nëntor 2018 Në ora: 11:48
Kryeministri i Kinës, Li Keqiang

Kryeministri i Kinës, Li Keqiang, paralajmëroi mbrëmë se askush nuk mund të jetë fitues në luftën tregtare Kinë-SHBA.

Kryeministri kinez paralajmëroi për pasojat negative të luftës tregtare në mes Pekinit dhe Washingtonit gjatë samitit të Asociacionit të Vendeve të Azisë Juglindore (ASEAN) që po mbahet në Singapor.

“Kina nuk dëshiron të shohë pasojat që do të rrezikojnë zinxhirin e tregtisë globale dhe që do të reflektojnë tek vendet e treta”, tha Li.

Ai gjithashtu komentoi edhe tensionet e shkaktuara nga mosmarrëveshjet mbi Detin e Kinës Jugore dhe tha se Kina do të zgjidhë të gjitha mosmarrëveshjet me dialog në tre vitet e ardhshme.

Samiti i ASEAN në Singapor filloi mbrëmë dhe një nga temat e mbledhjes dy-ditore është forcimi i tregtisë midis shteteve anëtare.

Në Singapor pritet ardhja e udhëheqësve të të gjithë anëtarëve të ASEAN, përfshirë Kinën, Indinë, Japoninë, Korenë e Jugut, Rusinë dhe Australinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat