Koreja Veriore me reforma ushtarake bën testimin e armëve

Azia

Koreja Veriore me reforma ushtarake bën testimin e armëve

Më: 18 nëntor 2018 Në ora: 10:57
Foto ilustrim

Korea Veriore zyrtare ka deklaruar se javën e kaluar ka testuar një “armë taktike ultramoderne” të paidentifikuar, duke nënvizuar dëshirën për të përmirësuar armët e saj dhe për të theksuar prezencën e ushtrisë në kohën kur po diskutohet programi bërthamor me Shtetet e Bashkuara, thonë analistët.

Lideri i Koresë Veriore, Kim Jong Un, ka qenë dëshmitar i testimit të armës, që mund të shërbejë si “mur celiku”, raportojnë mediat.

Observimi i armëve nga Kim Jong Un do të mund të komplikonte bisedimet bërthamore, theksojnë analistët. It

“Kjo mund të quhet, reform ushtarake e Koresë Veriore”, tha Choi Kang, zëvendëspresident i Institutit për Studime të Politikave në Seul.

Armët e reja të avancuara mund të jenë edhe më të rëndësishme në kohën kur vendi duhet të tërhiqet nga një pjesë earsenalit bërthamor.

Kim ka qenë shtytës i modernizimit të fabrikave të armëve dhe zëvendësimit të armëve të vjetra dhe teknologjisë që kur kishte marrë pushtetit më 2011.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat