Sulm në një xhami në Afganistan, dhjetëra të vrarë

Azia

Sulm në një xhami në Afganistan, dhjetëra të vrarë

Më: 23 nëntor 2018 Në ora: 16:13
Foto Grafikë, Provinca Khost, Afganistan

Një shpërthim brenda një xhamie në provincën Khost të Afganistanit la të vrarë së paku 27 njerëz dhe të plagosur 50 të tjerë, thanë zyrtarët.

Shpërthimi ndodhi në qarkun Ismai Khel, derisa njerëzit ishin mbledhur për faljen e Xhumasë.

Abed Ahmad Zia, zyrtar i qeverisë së provincës, tha se ka frikë se numri i viktimave mund të rritet.

Përgjegjësinë për sulmin nuk e mori ende asnjë grup. Talibanët në të kaluarën i kanë dënuar sulmet ndaj tubimeve fetare.

Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani, e dënoi sulmin, duke e quajtur “anti-islamik dhe çnjerëzor”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat