Rrëzohet autobusi, humbin jetën 25 nxënës

Azia

Rrëzohet autobusi, humbin jetën 25 nxënës

Më: 25 nëntor 2018 Në ora: 08:39
Indi

Një ngjarje tragjike i ka marrë jetën 28 personave, ku shumica janë nxënës. Autobusi me të cilin po udhëtonin nxënësit e një shkolle humbi kontrollin si pasojë e shpejtësisë së lartë dhe ra në një kanal. Ngjarja ndodhi në një zonë në jug të Indisë.

Një zyrtar ka thënë se 25 prej viktimave janë nxënës të cilët po ktheheshin nga shkolla.

Rreth 150,000 njerëz vdesin çdo vit në rrugët e Indisë, shpesh për shkak të drejtimit të pakujdesshëm, rrugëve të këqija apo dhe automjete të mbipopulluara me pasagjerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat