Tajvanezët refuzojnë martesën brenda të njëjtit seks - Bota Sot
Tajvanezët refuzojnë martesën brenda të njëjtit seks

Azia

Tajvanezët refuzojnë martesën brenda të njëjtit seks

Më: 25 nëntor 2018 Në ora: 10:15
Tajvan

Votuesit në Tajvan kanë refuzuar legalizimin e martesave të të njëjtit seks pas një referendumi të shtunën.

Ata mbështetën përkufizimin e martesës si bashkimi i një burri dhe një gruaje.

Vitin e kaluar një gjykatë e lartë vendosi në favor të martesave gay, duke i dhënë kohë qeverisë dy vite për të ndryshuar ligjet.

Njëkohësisht me referendumin në Tajvan u mbajtën dhe zgjedhjet.

Presidentja Tsai Ing-wen hoqi dorë si udhëheqëse e partisë qeverisëse të Tajvanit pas humbjeve në zgjedhjet lokale.

Partia Progresive Demokratike (DPP) e saj, që është pro pavarësisë, humbi në shumë se gjysmën e 13 qyteteve dhe qarqeve që fitoi në 2014.

Marrëdhëniet e Tajvanit me Kinën janë përkeqësuar që kur Tsai erdhi në pushtet në vitin 2016.

Pekini ka refuzuar të komunikojë me të, sepse ajo nuk njeh një marrëveshje të arritur mes të dy palëve në 1992, ku thuhet se Tajvani është pjesë e Kinës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...