Presioni i Trump, Arabia Saudite rrit ndjeshëm prodhimin e naftës

Azia

Presioni i Trump, Arabia Saudite rrit ndjeshëm prodhimin e naftës

Më: 27 nëntor 2018 Në ora: 09:45
Foto ilustrim

Arabia Saudite shtoi prodhimin e naftës në një nivel shumë të lartë në nëntor, tha një burim i industrisë të hënën, pasi Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump bëri presion mbi mbretërinë, që të kompensojnë boshllëkun e krijuar nga bllokimi i naftës iraniane dhe të mos konsiderojë uljen e prodhimit, në takimin e OPEC-ut.

Takimi, në të cilin anëtarët e OPEC do të shqyrtojnë se si të ndalin rënien e çmimit të naftës, vjen disa ditë pasi udhëheqësit e prodhuesve më të mëdhenj të naftës globale – Presidenti rus Vladimir Putin, Princi i Kurorës Saudite Mohammed bin Salman dhe Trump – të udhëtojnë në Argjentinë për një samit të G20-ës këtë javë.

Arabia Saudite ra dakord të rrisë furnizimin ndjeshëm në qershor, në përgjigje të thirrjeve nga konsumatorët, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Indinë, për të ndihmuar çmimet e larta të naftës dhe për të adresuar mungesën e furnizimit pas vendosjes së sanksioneve ndaj Iranit.

Por masa u neglizhua në Rijad, pasi Uashingtoni imponoi sanksione më të buta se sa pritej ndaj Teheranit. Kjo shkaktoi shqetësime për një dobësim të ofertës dhe çmimet ranë nën 60 dollarë për fuçi të premten, nga 85 dollarë për fuçi në tetor.

Burimi i industrisë, i cili është i njohur me këtë çështje, tha se prodhimi i naftës së papërpunuar saudite arrin në 11.1-11.3 milionë fuçi në ditë (bpd) në nëntor, megjithëse nuk do të jetë e qartë se cila është mesatarja e këtij muaji.

Analistët në Goldman Sachs, një nga bankat më aktive në mallra, thanë se takimi i G20 mund të jetë një katalizator për çmimet që të stabilizohen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat