Aeroporti “Gonggar” rekord të ri me 4 milionë udhëtarë

Azia

Aeroporti “Gonggar” rekord të ri me 4 milionë udhëtarë

Më: 27 nëntor 2018 Në ora: 18:02
Gonggar

Aeroporti “Gonggar” në Lhasa të Rajonit Autonom të Xizang-ut ka pritur deri më tani këtë vit një rekord prej 4 milionë udhëtarësh, sipas CRI-së.

Numri i regjistruar i udhëtarëve në këtë aeroport ishte më shumë se 2 milionë në vitin 2013 dhe 3 milionë në 2016-n.

Në Xizang tani ka 10 kompani fluturimi që operojnë në 81 linja, duke mundësuar lidhjet midis Xizang-ut dhe shumicës së qyteteve kryesore kineze.

Parashikohet se aeroporti “Gonggar” do të presë 4.3 milionë udhëtarë deri në fund të vitit. /atsh

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat