Së paku 43 të vrarë nga sulmi i militantëve në Kabul - Bota Sot
Së paku 43 të vrarë nga sulmi i militantëve në Kabul

Azia

Së paku 43 të vrarë nga sulmi i militantëve në Kabul

Më: 25 dhjetor 2018 Në ora: 12:28
Ilustrim

Zyrtarët afgan thanë se së paku 43 persona janë vrarë pasi militantët sulmuan zyrat qeveritare në pjesën lindore të kryeqytetit Kabul. Militantët luftuan për orë të tëra me policinë.

Ata fillimisht sulmuan hyrjen e kompleksit përmes një vetëvrasësi me bombë. Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme Nasrat Rahimi tha se rreth 350 punëtorë u shpëtuan pas një beteje tetë-orëshe me militantët.

Ai tha se tre persona të armatosur u vranë nga forcat e sigurisë. Shefi Ekzekutiv, Abdullah Abdullah, fajësoi talibanët, duke thënë se "sjellja e tyre është një turp për vetë nocionin e paqes", duke iu referuar përpjekjeve të fundit për të negociuar me grupin militant.

Presidenti, Ashraf Ghani, dënoi sulmin dhe vlerësoi forcat e sigurisë për "eliminimin e terroristëve". Askush ende nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, megjithëse për incidente të ngjashme në të kaluarën janë fajësuar në militantët talibanë apo shteti islamik (IS).

Incidenti vjen vetëm disa ditë pasi Presidenti i SHBA-së, Donald Trump urdhëroi Pentagonin që të përgatitet për tërheqjen e 7,000 trupave amerikane të vendosur në Afganistan, rreth gjysma e kontingjentit të SHBA-së në vend. Shumë vëzhgues paralajmëruan se tërheqja e pjesshme mund të shkatërronte më tej sigurinë dhe të rrezikonte bisedimet e mundshme të paqes me talibanët që kishin për qëllim dhënien fund të kryengritjes 17-vjeçare.

Forcat amerikane përbëjnë pjesën më të madhe të misionit të Mbështetjes së Përhershme të udhëhequr nga NATO që është duke trajnuar dhe këshilluar forcat afgane të sigurisë në luftën e tyre kundër talebanëve dhe militantëve të IS. Ushtria amerikane gjithashtu ka rreth 7,000 trupa të vendosur në një mision të veçantë kundër terrorizmit të SHBA.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera