FSK bën homazhe te varrezat e Jasharëve në Prekaz - Bota Sot
FSK bën homazhe te varrezat e Jasharëve në Prekaz

Aktuale

FSK bën homazhe te varrezat e Jasharëve në Prekaz

Më: 28 nëntor 2018 Në ora: 12:14
FSK

Me rastin e manifestimit të Ditës së Forcës, ditës së shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë dhe ditëlindjes së komandantit legjendar të UÇK-së Adem Jashari, përfaqësues të FSK-së dhe MFSK-së kanë bërë homazhe te varrezat e Jasharëve në Prekaz.

Pjesëtarë të FSK-së së bashku me komandantin Rrahman Rama, zëvendësministrat Agim Çeku e Burim Ramadani, me rastin e festës së 28 Nëntorit, kanë bërë homazhe te varrezat e Jasharëve në Prekaz.

Pas homazheve ata u pritën për vizitë në familjen Jashari, 

“Me rastin e manifestimit të Ditës së Forcës, ditës së shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë dhe ditëlindjes së komandantit legjendar të UÇK-së Adem Jashari, në nderim të rezistencës heroike dhe sakrificës së pa shoq të familjes Jashari, dhe të gjithë të rënëve për liri, sot zëvendësministri i FSK-së Burim Ramadani, zëvendësministri Agim Çeku, komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama, Sekretari i Përgjithshëm Shkelzen Syla, të shoqëruar nga gjeneralë, oficerë madhorë të FSK-së, zyrtarë të lartë të ministrisë, bënë homazhe te varri i Komandantit Legjendar Adem Jashari në kompleksin memorial në Prekaz. Pas homazheve delegacioni i lartë i MFSK-së dhe FSK-së bënë vizitë në familjen Jashari, ku u pritën nga kryefamiljari Rifat Jashari”, thuhet në njoftimin për media. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...