Vdesin nëna dhe foshnja, mjeku që kreu operacionin cezarian ishte i dehur

Azia

Vdesin nëna dhe foshnja, mjeku që kreu operacionin cezarian ishte i dehur

Më: 28 nëntor 2018 Në ora: 16:17
Ilustrim

Policia i tha BBC-së se një mjek në shtetin Gujarat, në perëndim të Indisë, është arrestuar nën akuzën se kreu operacionin cezarian te një grua, në gjendje të dehur.

Sipas raportit të Policisë, foshnja vdiq menjëherë pas operimit, derisa gruaja vdiq pas pak kohe.

Policët thanë se pas një testi u konfirmua se doktori ishte i dehur, ndërkohë që po hetohen shkaktarët e vdekjes.

Dr PJ Lakhani është doktor me përvojë të gjatë dhe ka punuar në spitalin shtetëror, Sonavala për 15 vjet.

Pacientja, Kamini Chachi u soll në spital mbrëmjen e së hënës me dhimbje.

Mediat lokale thanë se familjes i treguan se foshnja vdiq, derisa e ëma kishte gjakderdhje.

Familja vendosi ta dërgonte në spital privat por, ata thanë se ajo vdiq rrugës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat