Operacionet në detin Egje, shpëtohen 84 emigrantë

Azia

Operacionet në detin Egje, shpëtohen 84 emigrantë

Më: 2 dhjetor 2018 Në ora: 12:05
Operacionet në detin Egje, shpëtohen 84 emigrantë

Anija e Forcës së Armatosur “Lissus”, ka shpëtuar 84 persona në dy operacione të njëpasnjëshme në detin Egje.

Operacionet, sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes janë zhvilluar në kuadër të parandalimit dhe shpëtimit të emigrantëve.

Operacioni i parë është zhvilluar në orën 21:35 të ditës së shtunë dhe i dyti sot në orën 10:25.

Gomonia e parë kishte 39 persona në bord; 31 palestinez dhe 8 sirian. Gomonia e dytë me 45 persona në bord;31 burra, 5 gra dhe 9 fëmijë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat