Policia izraelite thotë se ka prova të mjaftueshme për të paditur Netanyahun për korrupsion

Azia

Policia izraelite thotë se ka prova të mjaftueshme për të paditur Netanyahun për korrupsion

Më: 2 dhjetor 2018 Në ora: 17:49
Benjamin Netanyahu

Policia izraelite tha të dielën se ka mjaft prova për të paditur kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, në një hetim të tretë për korrupsion.

Sipas një deklarate të policisë, autoritetet gjetën prova të mashtrimit, ryshfetit dhe thyerjes së besimit.

Policia tha se gjithashtu ka prova të mjaftueshme për të akuzuar gruan e kreut izraelit, Sara Netanjahu, për mashtrime, marrje ryshfete dhe duke ndërhyrje në një hetim.

Rasti, i njohur si “Rasti 4000”, është një nga më të mëdhenjtë përballë liderit izraelit dhe rrethit të tij të brendshëm.

Ai merret me marrëdhëniet midis Ministrisë së Komunikacioneve, që është nën Netanyahun dhe firmën izraelite të telekomunikacionit, Bezeq.

Hetuesit thonë se Netanyahu ka kaluar përfitimet e rregullta me vlerë deri në një miliard shekele (rreth 280 milionë dollarë) për për aksionarin kontrollues të Bezeq dhe mikun e tij, Shaul Elovitch.

Në shkëmbim, prokurorët thonë se Elovitch I ka dhënë Netanjahut mbulim të favorshëm lajmesh në gazetën online, “Walla”, medium që është në pronësi të Elovitch.

Policia thotë se ka dëshmi të mjaftueshme për të akuzuar Elovitch për marrje ryshfeti, ndërhyrjre në një hetim dhe krime financiare.

Të dy, Netanyahu dhe Elovitsch kanë hedhur poshtë çdo akuzë, shkruan CNN.

Në një përgjigje ndaj deklaratës së policisë, Netanyahu ka thënë se “akuzat e policisë kundër mehe dhe gruas sime, nuk e habisin askënd. Këto deklarata u vendosen dhe u zbuluan përpara se të fillonin hetimet. Deklaratat e policisë nuk janë ligjore”.

“Nuk ka asgjë, sepse nuk ka asgjë”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat