Lakers deklasojnë kampionët e NBA

Basketboll

Lakers deklasojnë kampionët e NBA

Më: 26 dhjetor 2018 Në ora: 11:43
Lakers, NBA

Fitore befasuese për skuadrën nga Kalifornia.

Në mbrëmjen e Krishtlindjeve në NBA, u zhvilluan disa ndeshje tejet interesante.

Nga pesë ndeshjet e luajtura, vëmendjen kryesore e mori sfida mes Golden State Warriors dhe Los Angeles Lakers, ose Stephen Curry dhe Kevin Durant përballë LeBron James.

Në Oracle Arena kalifornianët u dhanë një leksion kampionëve në fuqi, duke fituar 127-101, shifra këto që lënë pak vend për diskutim.

LeBron James ishte detyruar të largohej nga loja në çerekun e tretë për shkak të një problemi muskular, por mungesa e tij nuk e pengoi formacionin e Luke Walton të fitonte këtë takim. James për 21 minuta që qëndroi mbi parket realizoi 17 pikë dhe 15 kërcime. Mbrëmje për t’u harruar e Stephen Curry-t, që u ndal me 15 pikë, ndërsa Kevin Durant e mbylli me 21 pikë.

Përballje mjaft interesante edhe në Toyota Center mes Houston Rockets dhe Oklahoma City Thunder, që përfundoi 113-109. James Harden me 41 pikë, 7 asistime dhe 6 kërcime fitoi sfidën me dyshen Paul George-Russell Wesbrook që realizuan 49 pikë së bashku.

Vazhdimet përcaktuan fituesin mes Boston Celtics dhe Philadelphia 76ers. 108-108 u mbyll koha e rregullt, por festa në fund ishte për vendësit që triumfuan 121-114 në “TD Garden”.

Kyrie Irvingt ishte vendimtar në barazimin e takimit në sekondat e fundit të kohës së rregullt, kurse ndeshjen e mbylli me 40 pikë të realizuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat