Partizani i Beogradit kurrë nuk do t’ia falë Federatës së Basketbollit të Kosovës!

Basketboll

Partizani i Beogradit kurrë nuk do t’ia falë Federatës së Basketbollit të Kosovës!

Nga: Kemajl Goca Më: 30 dhjetor 2018 Në ora: 14:19
Partizani në kufi me 4 dhjetor, kur kthehen pas

Partizani i Beogradit kurrë nuk do t’ia falë Federatës së Basketbollit të Kosovës! Klubi i basketbollit Partizani ishte nisur me shumë bindje se do ta kalojnë kufirin e Jarinjes dhe të futen në Kosovë, por ishin kthyer pas nga policia kufitare e Republikës së Kosovës, sepse partizanët nuk kishin leje nga Federata e Basketbollit të Kosovës.  

Kjo ndodhi me 4 dhjetor të këtij viti, kur Partizanit nuk u lejua të futet në shtetin e Kosovës. Partizani kishte tentuar ilegalisht të futet në Kosovë, të merr pjesë në një protestë të organizuar nga serbët e Mitrovicës dhe pastaj të luajë një ndeshje miqësore me Leposaviqin, por Federata e Basketbollit e Kosovës nuk i dha leje dhe policia kufitare e Kosovës i ktheu mbrapsht.

Kështu që, drejtuesit e Partizanit do ta kujtojnë gjatë këtë datë e këtë vit dhe kurrë nuk do të ia falin FBK-së, sepse se kishin pritur një flakaresh nga ky institucion, për faktin se ishin mësuar të vijnë e të shkojnë si në bahçe të babës në tokën e Kosovës, por kësaj radhe e kuptuan se Kosova është shtet dhe ka Zot shtëpie!   Rasti tjetër ka qenë primitiv pra në basketbolli, kombëtarja e Kosovës U-16 (meshkujt) u ballafaqua me telashe të mëdha, pasi që nuk mund të pajisej me viza për shkak të kokëfortësisë së një ministrit serb në ministrinë e Punëve të Jashtme të Bosnjës dhe Hercegovinës.

Por edhe këtë luftë e humbën serbët, pasi që Kosova u pajis me viza, pra pas katër ditësh pritje para Ambasadës së Bosnje e Hercegovinës në Shkup dhe pas trysnisë së madhe nga FIBA, KON, FBK, KOK-u dhe së fundi edhe me angazhimin e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Sarajevë, Ministria e Punëve të Jashtme e ka dhënë lejen për pajisje me viza për Kosovën U-16.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat