Lakers fitojnë edhe pa LeBron James, nuk gabon Toronto

Basketboll

Lakers fitojnë edhe pa LeBron James, nuk gabon Toronto

Më: 31 dhjetor 2018 Në ora: 12:19
Los Angeles Lakers, edhe pse pa LeBron James i cili është i lënduar, i janë kthyer fitoreve në NBA.

Skuadra kaliforniane ka ndërprerë serinë e humbjeve.

Los Angeles Lakers, edhe pse pa LeBron James i cili është i lënduar, i janë kthyer fitoreve në NBA.

Në Staples Center ekipi kalifornian iu hakmor Sacramento Kings, të cilët i kishin mposhtur para pak ditësh, këtë herë duke triumfuar me rezultat 121:114.

Rezervisti, Kentavious Caldwell-Pope ishte koshashënuesi më i mirë për Lakers me 26 të realizuara, kurse Josh Hart dhe Brandon Ingram kontribuan me nga 22 përkatësisht 21 pikë.

Toronto Raptors ka bërë detyrën kundër Chicago Bulls, duke triumfuar me rezultatin 95-89. Kawhi Leonard, si zakonisht ishte në lartësinë e duhur. Ai realizoi 27 pikë për kanadezët, të cilët regjistruan fitoren e 27 sezonale.

Rikthehet te fitorja Minnesota Timberwolves arriti të mposhtë 104-113 Miami Heat, me një Karl-Anthony Towns që shkëlqeu me 34 pikë, 7 asistime dhe 18 kërcime.

Paul George me 36 pikët e tij nuk i kanë mjaftuar Oklahoma City Thunder, që u thye 105-103 nga Dallas Mavericks, ku edhe njëherë Luka Donçiq shkëlqeu për skuadrën nga Teksasi duke shënuar 26 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat