Rikthim fantastik nga Rockets, i jashtëzakonshmi Harden me treshe vendimtare mposhtë kampionin në fuqi

Basketboll

Rikthim fantastik nga Rockets, i jashtëzakonshmi Harden me treshe vendimtare mposhtë kampionin në fuqi

Më: 4 janar 2019 Në ora: 09:34
Houston Rockets ka marrë fitoren e gjashtë radhazi në NBA

Houston Rockets ka marrë fitoren e gjashtë radhazi në NBA, ku kësaj radhe ka triumfuar te kampioni në fuqi Golden State Warriors.

Kampionët në fuqi e nisën më mirë ndeshjen dhe në dy çerekët e parë krijuan epërsi prej 17 pikëve 70:53.

Rockets morën vetën dhe në dy çerekët e fundit ishin të jashtëzakonshëm duke arritur të barazonin rezultatin.

Koha e rregullt nuk dha fitues dhe përfundoi me rezultat të barabartë 119:119.

U desh të luhej koha shtesë për tu përcaktuar fituesi që ishte Houston Rockets me rezultat përfundimtar 135:134.

Në fakt James Harden ishte më meritori për këtë fitore pasi realizoi një tre pikësh vendimtar dy sekonda para fundit të ndeshjes.

Harden ishte i jashtëzakonshëm në këtë takim duke shënuar 44 pikë, me 10 tre pikësha të realizuar.

Ylli i Rockets arriti në këtë takim shifrën magjike ‘Triple Double’, ku përveç 44 pikëve shtoi edhe 15 asistime dhe 10 kërcime.

Me lojë të mirë tek ‘Raketat’ u dallua edhe qendra Clint Capela me 29 pikë e 21 kërcime, ndërsa Rivers shtoi 18 pikë të tjera. Vendasve nuk iu mjaftuan 35 pikët nga Steph Curry për të arritur fitoren në këtë sfidë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat