Kriteri në sportin e basketbollit

Basketboll

Kriteri në sportin e basketbollit

Më: 6 janar 2019 Në ora: 16:09
Pamje nga konferenca

Në organizim të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) në sallën e konferencave në hotel “International Prishtina” është mbajtur Klinika pë gjyqtarë të basketbollit në kuadër të FIBA SCOD Projektit.

FIBA SCOD Klinika është udhëhequr nga instruktori i FIBA-s, Gjorgi Piperkov, ndërsa kanë ligjëruar edhe instruktori nacional i FIBA-s, Faton Kurshumlija, si dhe Prof.Doc Ridvan Ekmekci nga Universiteti Pamukale.

Temat të cilat janë ligjeruar në Klinikë kanë qenë kriteri në sportin e basketbollit, mekanika me 3 PO, puna në grupe, përgatitja mentale, si dhe janë mbajtur online testimet nga njohuria e rregullave të basketbollit, si dhe FIBA fitnes testi.

Duhet theksuar se të gjitha Klinikat e organizuara deri më tani në Prishtinë në kuadër të FIBA SCOD Projektit janë lavdëruar nga organet kompetente të FIBA-s për ndarje të drejtësisë, dhe kanë qenë si shembuj pozitiv se si duhet të organizohen edhe nëpër shtete që tashmë e kanë basketbollin e zhvilluar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat