Klubi i basketbollit Lipjani përforcohet me një basketbollist. “Drini Rexha pritet të na ndihmoj në aspiratat e Klubit për të arritur Play -Off-in e parë në Superligë! Për më tepër tashmë janë zyrtarizuar super përforcimet e reja të huaj të cilat do i bëjmë publike së shpejti.Drini Rexha është 196 cm dhe ish lojtar i KB Bashkimi, po ashtu ka luajtur edhe në ekipin e KB Kalaja dhe Don Bosko, në pozitën 3! Kjo sezon do të jetë shumë shumë e nxehtë!”, thuhet nga Lipjani.