A ishin shqiptare këto ish basketbolliste të Universitetit të Prishtinës?

Basketboll

A ishin shqiptare këto ish basketbolliste të Universitetit të Prishtinës?

Më: 10 janar 2019 Në ora: 11:50
A ishin shqiptare këto ish basketbolliste të Universitetit të Prishtinës?

Shumë herë diskutohet për sportet e viteve të 70-ta dhe të 80-ta, kur sporti i Kosovës në shumë disiplina ka qenë në kulm! Boksi ka qenë flamurtar i të gjitha sporteve, për nga sukseset, pastaj futbolli, hendbolli, basketbolli femëror, mundja, xhudo, skijimi etj. Klubi i basketbollit Universiteti i Prishtinës ka qenë në elitën më të lartë federative, në ligën e parë në ish Jugosllavi!

Por shtrohet pyetja, pse sot nuk e kemi një gjeneratë të shkëlqyeshme sikurse Universiteti te femrat e asaj kohe. Në foto që i prezantojmë janë ish basketbollistet, nga e djathta lartë: Agim Kasapolli (trajner i asaj kohe), Mirsada Zylfiu, Minire Mustafa, Hyrije Fejzullahu, Lendita Sahatqiu, Ifeta Gjogoviq, poshtë nga e djathta: Fllanza Balluku (nuk ka qenë në Universitet), Xhemile Berisha, Resmije Juniku dhe Besa Ahmeti. Në fakt a ishin shqiptare këto të lartpërmendura? Gjithsesi se po! Po pse ishin aq brilante?

Është punuar fortë atëkohë dhe me një disiplinë të pashoq nëpër klubet e Kosovës dhe kishin sfiduar klubet e forta ish jugosllave. Në foto mungojnë edhe emrat e mëdhenj, si Xhevahire Mustafa, Serbeze Perani e Shemsije Stublla! Pse sot Kosovës i mungon kalibri i këtyre vashave shqiptare në basketboll? Një duhet ta dinë të gjitha klubet e Kosovës në konkurrencën e femrave, se pa punë nuk mund të bësh asgjë! Prandaj, ashtu si punohet nëpër klube ashtu edhe e kemi nivelin e basketbollit femëror, jo vetëm basketbolli, por edhe hendbolli e volejbolli janë në të njëjtin nivel!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat