Trepça përforcohet me amerikanin CJ Wilson

Basketboll

Trepça përforcohet me amerikanin CJ Wilson

Më: 11 janar 2019 Në ora: 09:45
CJ Wilson

Trepça ka vazhduar me përforcime për pjesën e mbetur të stinorit në elitën e basketbollit vendor.

Skuadra nga Mitrovica ka arritur marrëveshje me basketbollistin amerikan CJ Wilson.

24-vjeçari luan në pozitën e fundorit dhe së fundmi ka qenë pjesë e skuadrës KB Teuta në basketbollin shqiptar.

Wilson stinorin e kaluar pati formë të mirë pasi kishte një mesatare prej 18 pikëve për ndeshje, katër asistime e katër kërcime.

Ndryshe Trepça aktualisht zë pozitën e katërt në elitën e basketbollit kosovar me shtatë fitore dhe shtatë humbje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat