Warriors shkatërrojnë Bulls, Curry është i treti në listën 3-pikëshe të NBA-së

Basketboll

Warriors shkatërrojnë Bulls, Curry është i treti në listën 3-pikëshe të NBA-së

Më: 12 janar 2019 Në ora: 11:16
Stephen Curry

Në fitoren e Golden State Warriors, 146-109, ndaj Çikago Bulls, Stephen Curry u ngjit në “podiumin”  e të gjitha kohërave për 3-pikëshat që realizoi. Ndërkohë, shkëlqeu edhe Klay Thompson në gjysmën e parë të ndeshjes për Warriors. 

Curry e përfundoi ndeshjen me 28 pikë, 8 asiste dhe 5 kërcime, duke qenë tashmë i treti në listën 3-pikëshe të NBA-së. Në këtë “stacion” të garës, Golden State i dorëzoi Chicago Bulls humbjen e gjashtë radhazi. 

Më poshtë mund të njiheni me rezultatet e së premtes në NBA, për ndeshjet e 11 janarit:
Washington Wizards - Milwaukee Bucks 113-106 
Atlanta Hawks - Philadelphia 76ers 123-121
Toronto Raptors - Brooklyn Nets 122-105 |
Indiana Pacers - Nju Jork Knicks 121-106
Dallas Mavericks - Minnesota Timberwolves 119-115
Houston Rockets - Cleveland Cavaliers 141-113
Portland Trail Blazers - Charlotte Hornets 127-96
Utah Jazz - Los Angeles Lakers 113-95
Golden State Warriors - Çikago Bulls 146-109

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat