LeBron James mungon, Lakers befasojnë Oklahoman

Basketboll

LeBron James mungon, Lakers befasojnë Oklahoman

Më: 18 janar 2019 Në ora: 11:38
Los Angeles Lakers

Fitore e papritur për skuadrën kaliforniane ndaj OKC.

Fitore e rëndësishme e Los Angeles Lakers 138-128 në vazhdime në shtëpinë e Oklahoma City Thunder.

Në mungesë të LeBron James rolin e protagonistit për skuadrën kaliforniane e mori Kyle Kuzma, që realizoi në total 32 pikë, i ndihmuar edhe nga 26 pikët dhe 12 kërcimet e Ivica Zubac.

Nuk mjaftoi për Thunder loja e mirë e Paul George dhe Russell Wesbrook, që shënuan respektivisht 27 dhe 26 pikë.

Vuajtën më shumë nga ç’parashikohej Toronto Raptors, që gjithsesi mposhtën 111-109 Phoenix Suns, falë një realizimi të Pascal Siakam në sekondat e fundit të ndeshjes. Serge Ibaka ishte më i miri për kanadezët me 22 pikë, ndërsa Kyle Lowry shtoi edhe 16 pikë të tjera. Për Suns nuk mjaftuan 30 pikët e Devin Booker.

E thjeshtë për Denver Nuggets përballja me Chicago Bulls, që u dorëzuan pa kushte me rezultatin e thellë 135-105.

Pas një çereku të parë të mirë (28-30), Bulls pësuan një rënie drastike, duke u lënë shumë hapësira Jamal Murrayt dhe Nikola Jokiqit, që e mbyllën ndeshjen me 25 dhe 18 pikë të realizuara.

Philadelphia 76ers triumfoi 120-96 në parketin e Indiana Pacers, takim ku u dalluan Jimmy Butler me 27 pikë dhe Joel Embiid me 22 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat