Prishtinës i duhet patjetër fitorja

Basketboll

Prishtinës i duhet patjetër fitorja

Më: 22 janar 2019 Në ora: 12:31
Z Mobile Prishtina

Z Mobile Prishtina të mërkurën do të përballet me ekipin s.Oliver Wurzburg të Gjermanisë në kuadër të Grupit I të FIBA Europe Cup.

Ndeshja do të luhet me fillim nga ora 19:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Z Mobile Prishtina në tri xhirot e para të këtij grupi ka realizuar dy humbje dhe një fitore. Disfatat i ka pësuar nga Pinar Karsiyaka në Turqi dhe s.Oliver Wurzburg në Gjermani, kurse fitoren e vetme e ka shënuar në Prishtinë në ballafaqim me skuadrën hungareze Szolnoki Olaj.

Lider i Grupit I është s. Oliver Wurzburg me 6 pikë, kurse pozitën e dytë e mban Pinar Karsiyaka me 5 pikë, ndërsa në pozitën e tretë është Z Mobile Prishtina me 4 pikë dhe në të katërtën Szolnoki Olaj me 3 pikë.

Pas duelit me s. Oliver Wurzburg, Z Mobile Prishtina do të përballet edhe me Szolnoki Olaj si mysafir në Hungari më 30 janar dhe më 6 shkurt si nikoqire me Pinar Karsiyaka.

Duhet theksuar se dy ekipet e para të grupit do të avancojnë në 1/8 e finales së FIBA Europe Cup, derisa dy të tjerat do t’i japin fund aventurës evropiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat