FBK do të shpërndaj topa për stërvitje për ekipet e femrave

Basketboll

FBK do të shpërndaj topa për stërvitje për ekipet e femrave

Më: 24 janar 2019 Në ora: 16:41
FBK do të shpërndaj topa për stërvitje për ekipet e femrave

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) prej 28 janar deri më 1 shkurt do të bëjë shpërndarjen e topave të stërvitjes për ekipet e femrave dhe shkollat e basketbollit të femrave.  Duhet theksuar se topat që FBK do ti shpërndaj janë donacion i FIBA-s, ku kjo e fundit ka vendosur t’i dërgoj topat në Kosovë falë dëshirës dhe vullnetit që Federata e Basketbollit të Kosovës e ka shfaqur në zhvillimin e basketbollit femëror në vendin tonë.

FBK së fundi e ka lansuar projektin FIBA Europe Girls’ Program, të cilin e ka fituar pas aplikimit në FIBA. Nëpërmjet këtij projekti FBK do të punoj me komunat e Kosovës në masovizimin e basketbollit kosovar ndër vajza, me target vajzat e moshës 6 deri 14 vjeç, prindërit dhe arsimtarët e Edukatës Fizike.

Kjo nuk është hera e parë që FIBA ndan donacion në formë të topave për djem dhe vajza të FBK-së, pasi që në disa vitet e fundit falë projekteve që FBK i ka fituar në FIBA ka treguar përkushtim të madh në punën me gjenerata të reja dhe në këtë mënyrë FIBA vazhdimisht ka dërguar topa në Kosovë, të cilat më pas FBK i ka shpërndarë tek skuadrat, por edhe i ka përdorur për nevoja të Kampeve Nacionale dhe Kampeve seleksionuese.

Klubet

1. Bashkimi

2. Prishtina

3. Penza

4. Kastrioti

5. Sfera

6. Vëllaznimi

7. Trepça

8. Drita

9. Vushtrria

Shkollat e basketbollit

1. Lipjani

2. AS Prishtina

3. TRIUMF

4. KB SUTI 5. New Born Prishtina

6. Borea

7. Kerasan Prishtina

8. United Basketball

9. Kalaja

10. Prishtina Kids

11. Prishtina e Re

12. Mitrobasket

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat