Basketbollisti Nikola Kaliniq: Mjaftë më për Kosovën, duhet të zgjidhet ky problem dhe të shkojmë tutje

Basketboll

Basketbollisti Nikola Kaliniq: Mjaftë më për Kosovën, duhet të zgjidhet ky problem dhe të shkojmë tutje

Nga: F. B. Më: 27 janar 2019 Në ora: 10:35
Nikola Kaliniq

Basketbollisti serb, Nikola Kaliniq është shprehur për “Blic”, transmeton “Bota sot” se është koha e fundit që të zgjidhet çështja e Kosovës dhe të vazhdohet tutje.

Ai është i lindur 1991 dhe prej që e di thotë se, ekziston problemi dhe shqetësimet për Kosovën.

“Hajde të zgjidhim këtë problem, të nxjerrim sa më shumë që mundemi dhe të vazhdojmë tutje” ka thënë Kaliniq, duke shtuar se Beteja e Kosovës ka qenë para 600 viteve, ndërsa shumë dekada kjo “nuk është territori ynë”, le të më korrigjojnë më të mençurit nëse gaboj.

“Askush nuk jeton nga e kaluara dhe sa më parë duhet të pajtohemi me tanishmen dhe të ecim tutje dhe do ta kemi më mirë. Nuk jemi popull qiellor, as nuk kemi qenë asnjëherë, kemi pasur moment të ndritshme në të kaluarën, por duhet të pajtohemi me atë se jemi një pikë e vogël e parëndësishme në hartën e botës”, porositi Kaliniq.

Ai fton ata që nuk i besojnë të udhëtojnë nëpër botë dhe të tregojnë kush janë edhe nga vijnë. “Do të përjetojnë shok, jam i sigurt. Unë e kam përjetuar këtë” thotë ai.

Dikush mund ta urrej por është koha që disa gjëra të thuhen hapur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat