Lajme të mëdha për Lakers, ja kur do të kthehet LeBron James

Basketboll

Lajme të mëdha për Lakers, ja kur do të kthehet LeBron James

Më: 29 janar 2019 Në ora: 00:00
LeBron James

Të rejat e fundit nga stafi mjekësor i LA Lakers kanë gëzuar jashtëzakonisht shumë tifozët e skuadrës.

LeBron James i ka munguar skuadrës së Lakers qysh nga ndeshje e Krishtlindjes, kundër Golden State Warriors.

“Mbreti” në atë ndeshje pësoi një lëndim në ije dhe nuk është rikthyer që atëherë, duke e lënë skuadrën e hendikepuar.

Por, sot skuadra nga Los Angeles ka pranuar një lajm të mirë, pasi thuhet se ylli James do të kthehet për ndeshjen e së enjtes.

Gjatë së enjtes do të zhvillohet derbi i Los Angeles, ndërmjet LA Lakers dhe LA Clippers.

Skuadra e udhëhequr nga Luke Walton shpreson që në atë ndeshje të llogarisë edhe në LeBron James. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat