Prishtina sprovohet në Hungari

Basketboll

Prishtina sprovohet në Hungari

Më: 29 janar 2019 Në ora: 18:39
Prishtina sprovohet në Hungari

Z Mobile Prishtina të mërkurën me fillim nga ora 18:00 në Szolnok të Hungarisë do të përballet me ekipin Szolnoki Olaj në kuadër të Grupit I në FIBA Europe Cup.

Njëherësh kjo është edhe ndeshja e parafundit e Z Mobile Prishtinës në kuadër të këtij grupi, pasi ballafaqimin e fundit do ta luaj në kryqytet më 6 shkurt kundër Pinar Karsiyaka nga Turqia.

Në duelin e parë të luajtur në Prishtinë më 19 dhjetor 2018 në mes Z Mobile Prishtinës dhe Szolnoki Olaj pati triumfuar skuadra bardhekaltër me shifrat 81:76.

Z Mobile Prishtina tani ka pesë pikë pas katër ndeshjeve. Ajo pozicionohet e treta në Grupin I.

I pari është Oliver Wuerzburg me tetë pikë, i ndjekur nga Pinar Karsiyaka me shtatë. Në fund është Szolnoki Olaj.

Dy ekipet e para avancojnë në 1/8 e finales të FIBA Europe Cup.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat