Krasniqi: Objektivat që i ka pasur Prishtina i ka realizuar

Basketboll

Krasniqi: Objektivat që i ka pasur Prishtina i ka realizuar

Nga: Kemajl Goca Më: 30 janar 2019 Në ora: 10:20
Krasniqi: Objektivat që i ka pasur Prishtina i ka realizuar

Z Mobile Prishtina sot në orën 18.00 në Szolnok të Hungarisë do të përballet me ekipin Szolnoki Olaj në kuadër të Grupit I në FIBA Europe Cup. Trajneri i mirënjohur Blerim Krasniqi, tha se shpreson në një paraqitje të denjë të Prishtinës. “Objektivat që i ka pasur Prishtina i ka realizuar me vetë faktin që e ka kaluar grupin, edhe në short garues nuk ka mundur, kushtimisht të them, të ketë ndonjë fat, pra të ketë ekipe të përafërta siç është ekipi i Prishtinës.

Është ballafaquar me një grup të fortë, konkurrenca është e madhe për me shkuar më tutje, kur kihet parasysh që ishin në grup me ekipin gjerman, Oliver Wuerzburg, Pinar Karsiyakan e Turqisë, edhe Szolnoki e Hungarisë. Sot gjasat janë thuajse të humbura, mendoj dhe shpresoj të përshëndet me një fitore në Hungari dhe pastaj edhe lojën tjetër me Pinar Karsiyakan, që ka me qenë shumë ndeshje e vështirë. Sepse Pinar Karsiyaka kanë organizim edhe kualitet, edhe traditë me të begatshme të organizimeve dhe fond të lojtarëve. Prandaj, shpresojmë që Prishtina të ketë një prezantim të denjë në Hungari. Prishtina ka një problem dhe problemi është i formës garuese, sepse kur e ke kampionatin e dobët, e fiton me ekipin e Trepçës me mbi 40 diferencë po ashtu edhe me Lipjanin me mbi 50, nuk ke një rivalitet të denjë, apo kur nuk ke përballë ekipe të forta, edhe nuk mundesh të jesh në formën e pritur.

Është pak problem me arritur formën kur nuk ke konkurrencën brenda, në ligën tonë nacionale, kushtimisht je para një aktit të kryer. Megjithatë kjo është situata e tillë dhe shpresojmë në Hungari një paraqitje të mirë, njëkohësisht edhe shikues të vijnë numër të madh ta përkrahin Prishtinën kundër Pinar Karsiyakas. Për Prishtinën ka qenë një edicion pjesërisht i suksesshëm, parashikimet që i ka pasur i ka realizuar me kalimin e grupit”, përfundoi Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat