Deklarata pro Kosovës e serbit, si thikë në zemër për Vuçiqin! Kështu reagon president serb

Basketboll

Deklarata pro Kosovës e serbit, si thikë në zemër për Vuçiqin! Kështu reagon president serb

Nga: Kemajl Goca Më: 1 shkurt 2019 Në ora: 12:41
Deklarata pro Kosovës e serbit, si thikë në zemër për Vuçiqin! Kështu reagon president serb

Gati sa i doli zemra prej vendit presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, kur ka dëgjuar për deklaratën pro Kosovës të basketbollistit serb, Nikolla Kaliniq. Vuçiq njihet për urrejtjen e madhe që ka ndaj shqiptarëve dhe e ka mendësinë e kryekriminelit Sllobodan Millosheviq.

“Hajde të zgjidhim këtë problem, të nxjerrim sa më shumë që mundemi dhe të vazhdojmë tutje”, kishte deklaruar më parë Kaliniq, duke shtuar se Beteja e Kosovës ka qenë para 600 viteve, ndërsa shumë dekada kjo “nuk është territori ynë”, le të më korrigjojnë më të mençurit nëse gaboj. Deklarata pro Kosovës e serbit, ka qenë si thikë në zemër për Vuçiqin! Presidenti i Serbisë është pyetur për deklaratën e basketbollistit serb, shkruan 'Kurir'.

Vuçiq ka thënë: “Fakti që dikush ju dënon në një ditë, nuk do të thotë që brezat e ardhshëm do të mendojnë njësoj", deklaroi Vuçiq dhe shtoi se Kaliniç është sportist i shkëlqyer, i cili obligoi Serbinë dhe u solli shumë trofe klubeve për të cilat ai luajti”. Serbët e dinë se Kosova është e shqiptarëve dhe janë lodhur nga politika idiote, nga propaganda e politikanëve të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat