Loci: Po bëhemi gati për kupë, do të sjellim edhe dy basketbollist

Basketboll

Loci: Po bëhemi gati për kupë, do të sjellim edhe dy basketbollist

Më: 3 shkurt 2019 Në ora: 12:20
Loci: Po bëhemi gati për kupë, do të sjellim edhe dy basketbollist

Trajneri i skuadrës së Rahovecit Bujar Loci, në një bisedë të shkurtër për faqen e KB Rahovecit, flet për gjendjen aktuale të ekipit si dhe për ecurinë e kampionatit deri te përgatitjet për Final 8. Ai thotë se së bashku me drejtuesit e klubit kanë analizuar situatën dhe është shtruar nevoja për emra të ri që duhet të vijnë në Rahovec.

"Skuadra po vazhdon ritmin e stërvitjeve në nivel të lartë, jemi ballafaquar me disa lëndime por tash jemi të kompletuar dhe po ecim tutje. Kemi disa ndeshje të vështira para vetes. Jemi në kërkim edhe të dy basketbollistëve të huaj që janë shumë të nevojshëm për ne dhe shpresojmë qe ata t'i kemi para ndeshjeve të FINAL 8", ka thënë Loci.

Trajneri i Rahovecit ka folur edhe për ndeshjen ndaj Yllit qe e luajmë sot, duke thënë se skuadra nga Suhareka është në përparësi.

"Ata kanë lëvizur me transfere, luajnë para tifozëve të vetë dhe natyrshëm që do të jetë ndeshje interesante. Por dua të them se ne përkundër kësaj do ta bëjmë lojën tonë dhe po përgatitemi për këtë", shtoi më tej Loci.

Ai ka shtuar se skuadra është e motivuar por thotë se nevojiten prurje të reja për të freskuar situatën sidomos në pozitën qendër, kjo pasi edhe kundërshtaret janë përforcuar.

"Ne duhet të jemi real dhe syçelë qe skuadrat konkurrente kanë lëvizur dhe unë kam kërkuar nga drejtuesit e klubit që të sjellin përforcime dhe jemi në një linjë për këtë çështje. Rahoveci meriton të ec përpara veçmas tash kur po bëhet me shtëpi dhe ne punojmë që t'i sjellim rezultate këtij qyteti ", ka shtuar më tej Loci.

Ai ka ftuar gjithë Rahovecin që të qëndrojnë krah skuadrës në këtë periudhë të rëndësishme ndërsa sipas tij të gjithë duhet të jenë në palestrën "Mizair Isma", për ta përkrahur skuadrën për ndeshjet e kupës por edhe ato të radhës në Superligë që do t'i zhvillojmë në shtëpi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat