Oferta e re e Lakers: Gjysma e skuadrës për Anthony Davis

Basketboll

Oferta e re e Lakers: Gjysma e skuadrës për Anthony Davis

Më: 5 shkurt 2019 Në ora: 00:35
Los Angeles Lakers

Los Angeles Lakers kanë planifikuar të nisin një ofertë të re në drejtim të New Orleans Pelicans.

Pas kërkesës së Anthony Davis për tu transferuar në një tjetër skuadër, Lakers po bëjnë të pamundurën që të sigurojnë shërbimet e tij.

Drejtuesit e skuadrës nga Los Angeles së fundmi po planifikojnë të ofrojnë thuajse gjysmën e lojtarëve të skuadrës, për të siguruar shërbimet e super qendrës amerikane.

Sipas reporterit të Lakers, Brad Turner, në shkëmbim të Davis dhe Solomon Hill, LA janë të gatshëm të ofrojnë Kyle Kuzma, Brandon Ingram, Lonzo Ball, Rajon Rondo, Lance Stephenson, Michael Beasly dhe dy zgjedhje të para nga drafti.

Nëse kjo ofertë nuk do ta sillte Davis në parketin e LA para 7 shkrutit, asnjë tjetër nuk do ta bënte.

Oferta e Lakers është shumë e madhe, por duket se ata janë të gatshëm të japin gjithçka për Anthonyn.

Sigurisht! Nuk ndodh shpesh që një top lojtar në moshën 25 vjeçare të jetë i lirë në afatin kalimtar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat