Prishtina në drithërimat e sfidës me turqit

Basketboll

Prishtina në drithërimat e sfidës me turqit

Nga: K. G. Më: 5 shkurt 2019 Në ora: 19:31
Prishtina në drithërimat e sfidës me turqit

Përballja mes Z Mobile Prishtinës dhe Pinar Karsiyaka-s nga Turqia, pa dyshim se pritet me drithërima nga dashamirët më të zjarrtë të basketbollit, sepse bardhekaltërve iu duhet fitorja me çdo kusht që të shkojnë me tej.  Ndeshja mes Prishtinës dhe Pinar Karsiyaka-s, është e vlefshme e xhiros së fundit (e gjashtë) e grupit I të FIBA Europe Cup. 

Prandaj, në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë, nesër (19.00) pritet një numër i madh i shikuesve, sidomos e ‘Plisave’ në përkrahjen e Prishtinës. “Ftojmë të gjithë tifozët që t’i përkrahin këta djem të mrekullueshëm, këtë qytet dhe këtë klub që po bën histori. E kemi parasysh rëndësinë e kësaj ndeshjeje. Duhet të fitojmë për të avancuar tutje. Do të ishte diçka madhështore për basketbollin e Kosovës. Jemi të gatshëm, do të luftojmë deri në fund për këtë arritje. Por, nuk do të jetë e lehtë, sepse kemi përballë një kundërshtar të fortë. Ne do të përpiqemi të fitojmë për suksesin më të madh”, tha Damir Mulaomeroviq, trajner i Z. Mobile Prishtina.

Kapiteni Edmond Azemi është optimist se do të fitojnë këtë sfidë të madhe, edhe pse është i vetëdijshëm se do të jetë shumë vështirë. “Do të luftojmë që këtë ndeshje ta fitojmë dhe të ecim tutje”, tha Azemi.  Basketbollisti më i mirë në vendin tonë, Dardan Berisha, theksoi se është ndeshja më e rëndësishme. “Kjo është një ndër ndeshjet më të rëndësishme jo vetëm të klubit prishtinas por edhe të basketbollit të Kosovës në përgjithësi. Besoj se do të japim maksimumin për fitore”, ka thënë Berisha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat