Lakers turpërohen nga Indiana Pacers

Basketboll

Lakers turpërohen nga Indiana Pacers

Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 12:39
Lakers dhe Indiana Pacers

Një humbje e rëndë për skuadrën nga Kalifornia. Los Angeles Lakers dhe LeBron James prekin fundin.

Kualifikimi në play-off vështirësohet gjithnjë e më shumë për skuadrën kaliforniane që ka zbritur në vendin e 10-të të konferencës së Perëndimit pasi në përballjen me Indiana Pacers pësoi humbjen e 27-të në 54 takime.

I rikthyer nga dëmtimi LeBron James zhvilloi një nga ndeshjet e tij më të dobëta me fanellën e LA Lakers ndoshta edhe një nga më të dobëtat në karrierë.

Ajo që e bënë më të turpshme këtë disfatë është rezultati përfundimtar, 136-94 me plot 42 pikë epërsi në favor të ekipit nga Indianapolis , ndeshje në të cilën shkëlqyen Bogdanoviq me 24 pikë dhe Turner me 22, ndërkohë që LeBron koleksionoi në total vetëm 18 pikë.

Në anën tjetër Oklahoma City Thunder ringrihet menjëherë. Falë 39 pikëve të Paul George dhe triple-double të Rusell Westbrook, City Thunder kaluan në shtëpi pa shumë probleme Orlando Magic me rezultatin 132-122.

Kjo ishte fitorja e 34-të sezonale për Oklahomën që mban e pa shqetësuar vendin e tretë në Perëndim.

Philadelphia 76ers pësoi humbjen e dytë radhazi pasi u mposht brenda në Pensilvani me rezultatin 119-107 nga Toronto Raptors në një ndeshje ku diferencën e bëri loja në grup e skuadrës kanadeze pasi pikëshënuesi më i mirë i sfidës ishte kamerunasi i 76ers Joel Embiid, autori i 37 pikëve.

Vijon forma e shkëlqyer e Boston Celtics që triumfoi 103-96 brenda në Ohio përballë Cleveland Cavaliers duke zhytur akoma edhe më shumë në renditje skuadrën nga Quicken Loans Arena. Jason Tatum me 25 pikë ishte basketbollisti më i mirë mbi parket për Celtics.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat