Basketbollisti shqiptar fyhet në baza racore

Basketboll

Basketbollisti shqiptar fyhet në baza racore

Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 18:06
Basketbollisti shqiptar fyhet në baza racore

Racizmi në sportin italian ka filluar të rikthehet dhe atë me përmasa të mëdha.

Pak jaë më parë, viktimë e racizimit ishte futbollistin i Napolit, Koulido Koulibaly, i cili ishte ofenduar në baza racore për shkak të ngjyrës së tij.

Tashmë, viktima e radhës ishte basketbollisti shqiptar, Frank Bushati.

Në ndeshjen ndërmjet Xhivova Skafatit dhe Leonis Roma, ka ndodhur një ngjarje paprecedentë, pasi që basketbollisti shqiptar, Franko Buashati, ishte cak i sulmeve raciste nga tifozëria vendase, transmeton Insporti. Kjo ngjarje ka shkaktuar bujë të madhe në mediat italiane dhe në opionin publik. Klubi i Xhivova Skafatit përmes një reagimi ka fajësuar basketbollistin shqiptar për ngjarjen, që sipas këtij reagimi ishte basketbollisti Bushati, që ka nxitur gjithë incidentin.

“Kundër ish-lojtarëve ka gjithmonë agresivitet që mund të tejkalohet ndonjëherë. Vetë basketbollisti është përgjigjur si nga fusha, ashtu edhe nga pankina, duke bërë me dorë gjestin e 3-2, pikët me të cilat në sezonin 2015/2016, kur ishte pjesë e Leonesa Breshia, fitoi në gjysmëfinalen e play-off. Gjyqtarët e ndëshkuan me faull teknik për këtë gjest”, shkruhet ne reagimin e klubit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat