Pallacanestro Varese rival i Prishtinës

Basketboll

Pallacanestro Varese rival i Prishtinës

Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 16:23
Pallacanestro Varese rival i Prishtinës

Z Mobile Prishtina pas shortit të tërhequr të enjten në Munih e ka mësuar emrin e kundërshtarit të saj në Top 16 të FIBA Europe Cup. Pallacanestro Varese nga Italia do të jetë rivali i radhës i Z Mobile Prishtinës, me ndeshjen e parë që do të luhet në kryeqytetin e Kosovës më 6 mars, dhe më pas me ndeshjen e kthimit që do të luhet me 13 mars në Itali. Skuadra që do të shënoj rezultatin më të mirë nga dy ndeshjet do të avancoj për në çerekfinale të FIBA Europe Cup.

Duhet theksuar se Z Mobile Prishtina të mërkurën mbrëma në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë e ka mposhtur ekipin turk Pinar Karsiyaka me rezultat 82:78. Me këtë fitore dhe në një atmosferë mbresëlënëse të krijuar nga tifozët e pranishëm në palestër skuadra nga kryeqyteti e ka siguruar një vend në mesin e 16 skuadrave më të mira të FIBA Europe Cup dhe kështu e ka arritur asnjë sukses që kurrë më parë nuk e ka arritur një klub shqiptar në garat ndërkombëtare.

Çiftet e TOP 16 të FIBA Europe Cup

Donar Groningen-Filou Oostende

Pinar Karsiyaka-Ventspils

Alba Fehervar-Telekom Baskets Bonn

Ironi Ness Ziona-Bakken Bears

Balkan BC-UNET Holon

Dinamo Sassari-ZZ Leiden

Pallacanestro Varese-Z Mobile Prishtina

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat