Liga e parë nis me ndeshjen në mes Vushtrrisë dhe Feronikelit

Basketboll

Liga e parë nis me ndeshjen në mes Vushtrrisë dhe Feronikelit

Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 12:21
KB Don Bosko

Xhiroja e XII në Ligën e Parë të Meshkujve do të nis me ndeshjen në mes Vushtrrisë dhe Feronikelit që do të luhet me fillim nga ora 12:00 në Vushtrri.

Po të shtunën duke filluar nga ora 12:30 në Gjilan do të zhvillohet përballja ndërmjet United Basket dhe Kerasan Prishtinës, si dhe në ora 20:00 në Gjakovë, Vëllaznimi është nikoqir i Penzës, kurse të dielën në program janë dy duele, ai në mes Istogut dhe Don Boskos që do të luhet në Pejë me fillim nga ora 14:00, si dhe në Prishtinë, ndërmjet Prishtinës së Re dhe Dritës nga ora 16:00.  

Pas 11 xhirove të zhvilluara në Ligën e Parë të Meshkujve, Feronikeli vazhdon të dominoj me 22 pikë, i ndjekur nga Vëllaznimi me 21, Don Bosko me 19 dhe Istogu me 17 pikë, aq sa ka edhe Drita në vendin e pestë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat