Nis vendosja e ulëseve dhe të parketit në palestrën e re Kosovë

Basketboll

Nis vendosja e ulëseve dhe të parketit në palestrën e re Kosovë

Nga: Shaip Shala Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 14:29
Nis vendosja e ulëseve dhe të parketit në palestrën e re Kosovë

Zotimet e punëkryesit në palestrën sportive të Rahovecit, “NPN Euroing” e pronarit Kujtim Thaçi, se e gjitha do të jetë e gatshme për fillimin e Kupës së Kosovës në basketboll, Final Four, po realizohen, ku ekipet po punojnë edhe në orët e mbrëmjes. Momentalisht është duke përfunduar vendosja e parketit dhe ndriçimi, ndërkaq sot filloi vendosja e dy mijë ulëseve në të katër anët. Ditët e mbajtjes së Final Four, 27 shkurt - 3 mars, në Rahovec do të jenë ditë festive dhe qyteti i rrushit dhe traditës do të jetë epiqendra e basketbollit të Kosovës, ku nuk do të mungojë mikpritja tradicionale e rahovecasve. E vërteta është se ndërtimi i palestrës është zgjatur shumë, mbi dhjetë vjet, por shumë basketbolldashësit thonë se kjo do të harrohet menjëherë me të filluar ndeshja e parë e Kupës.

Nga tifozeria “Ultras Vreshtarët”, të cilit thonë se do të përkrahin çdo skuadër pjesëmarrëse, por përkrahja KB Rahovecit do të jetë e vazhdueshme dhe e paarsyeshme, pse jo deri në triumfin në finale, objektiv i cili është edhe i kryetrajnerit Bujar Loci dhe të gjithë basketbollistëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat