Lista e gjerë e Kosovës kundër Rumanisë

Basketboll

Lista e gjerë e Kosovës kundër Rumanisë

Më: 12 shkurt 2019 Në ora: 10:22
Pamje nga një ndeshje

Përzgjedhësi i Kosovës, Damir Mulaomeroviq e ka publikuar listën e gjerë të Kombëtares A, e cila më 24 shkurt do të përballet me Rumaninë në kuadër të Grupit B të parakualifikimeve për Eurobasket 2021. Kombëtarja A e Kosovës do të grumbullohet më 18 shkurt në Prishtinë për ndeshjen kundër Rumanisë, që i takon parakualifikimeve për Eurobasket 2021.

Dueli, Kosovë – Rumani do të zhvillohet më 24 shkurt 2019 me fillim nga ora 20:30 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Kosova bën gara në Grupin B dhe në tri duelet e para ka pësuar disfata, dy herë nga Maqedonia dhe një herë nga Rumania, ndërsa e ka edhe një shans në muajin gusht për ta siguruar një vend për në kualifikime për Eurobasket 2021.

Pra, Maqedonia i prin grupit me 6 pikë, ku nga tri ndeshje ka po aq fitore, kurse Rumania dhe Kosova i kanë nga tri pikë secila, përderisa rumunët i kanë luajtur dy ndeshje deri më tani, dhe dy të tjerat do ti luajnë në muajin shkurt, së pari kundër Maqedonisë dhe më pas kundër Kosovës. Fituesi i grupit do ta siguroj një vend direkt për në kualifikime për Eurobasket 2021.

Raundi shtesë i parakualifikimeve për Eurobasket 2021 do të zhvillohet prej 3 deri më 21 gusht, ndërsa emrat e kundërshtarëve Kosova do t’i mësojë në shkurt pas ndeshjes kundër Rumanisë.

Lista e gjerë

1. Dardan Berisha 
2. Lis Shoshi 
3. Leonard Mekaj 
4. Valon Bunjaku 
5. Malcolm Armstead 
6. Mikaile Tmusic 
7. Meriton Ismaili 
8. Arian Qallaku 
9. Erjon Kastrati 
10. Edmond Azemi 
11. Samir Zekiqi 
12. Rron Grapci 
13. Drilon Hajrizi 
14. Besnik Azemi 
15. Fisnik Rugova

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat