Klubi i basketbollit Rahoveci tani është me kulm mbi kokë, me palestër të re, që ka rreth 2 mijë ulëse. I madh dhe i vogël të gëzuar sepse më nuk do të luajnë si vendas si mysafirë, por në konakun e tyre.
“Të premten luajmë ndeshjen e fundit si vendas në Gjakovë, para se të transferohemi në shtëpinë tonë.
Një arsye më shumë për përkrahur formën e jashtëzakonshme të skuadrës dhe para ndeshjeve të Kupës”, thuhet nga KB Rahoveci.