Warriors nuk ndalen, tjetër humbje për Lakers - Bota Sot
Warriors nuk ndalen, tjetër humbje për Lakers

Basketboll

Warriors nuk ndalen, tjetër humbje për Lakers

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 12:05
Warriors, Lakers

Kampionët e NBA kanë realizuar fitoren e pestë radhazi.

Mbrëmë në NBA janë luajtur pesë takimet e radhës.

Sfida më e rëndësishme u luajt pa dyshim në Wells Fargo Center të Philadelphias,

ku 76ers ndalën serinë e fitoreve, teksa u mposhtën nga Boston Celtics, 109-112. Celtics, edhe pse pa Kyrie Irving, parakaluan në renditje rivalët për vendin e katërt në Konferencën e Lindjes.

Gordon Hayward dhe Al Horford, respektivisht me 26 dhe 23 pikë, ishin liderët e Celtics, ndërsa për 76ers, Joel Embiid shënoi 23 pikë dhe14 kërcime, por pa mundur të bënte më shumë që të shmangte humbjen.

Në Perëndim vazhdojnë marshimin Golden State Warriors, që mposhtën 115-107 Utah Jazz.

Për Warriors ishte fitorja e pestë radhazi që i mban ata në krye të Konferencës së Perëndimit. Kevin Durant ishte më i miri me 28 pikë, ndërsa kontribut dha edhe Stephen Curry me 24 pikë. Për Jazz formën më të mirë e shfaqi Mitchell me 25 pikë në total.

Tjetër humbje e Los Angeles Lakers 117-113, këtë në fushën e Atalnta Hawks.

Nuk mjaftoi triple-double i LeBron James që realizoi 28 pikë, 16 asistime dhe 11 kërcime, pasi ai pati ndihmë të pamjaftueshme nga pjesa tjetër e skuadrës.

Për Hawks spikatën veçanërisht dy elementë, Young dhe Collins me 22 pikë secili. Lakers me 28 fitore dhe 29 humbje në total rrezikojnë seriozisht të mbeten jashtë zonë play off me këtë ecuri.

San Antonio Spurs fituan në sekondat e fundit me vetëm një pikë diferencë 108- 107 në fushën e Memphis Grizzlies, duke ndalur ecurinë negative prej 4 humbjesh radhazi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...