Rahoveci e pret Ponte Prizrenin

Basketboll

Rahoveci e pret Ponte Prizrenin

Më: 14 shkurt 2019 Në ora: 14:09
Pamje nga një ndeshje

Të premten dhe të shtunën do të zhvillohen ndeshjet e xhiros së XIX në Superligën e Kosovës në basketboll.

Të premten janë në program dy ndeshje dhe të shtunën dy të tjera. Të premten do të zhvillohet kryendeshja e kësaj xhiroje, ku Rahoveci e pret Ponte Prizrenin me fillim nga ora 19:00 në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë, derisa Bashkimi është nikoqir i Lipjanit, takim ky që do të luhet me fillim nga ora 19:00 në palestrën në Prizren.

Ndërkaq të shtunën Golden Eagle Ylli do të ballafaqohet me Z Mobile Prishtinën duke filluar nga 19:00 në palestrën “13 Qershori” në Suharekë, ndërsa AFK Borea është nikoqire e Trepçës. Kjo ndeshje do të luhet nga ora 19:00 në palestrën “Karagaçi” në Pejë.

Duhet theksuar se Z Mobile Prishtina vazhdon të kryesoj renditjen tabelare me 18 ndeshje e po aq fitore me 36 pikë, kurse Golden Eagle Ylli zë pozitën e dytë me 18 ndeshje, 12 fitore e 6 humbje me 30 pikë, ndërsa Rahoveci është në vendin e tretë me 12 fitore e 6 humbje me 30 pikë, kurse Ponte Prizreni ka 26 pikë në pozitën e katërt, aq sa ka edhe Trepça në të pestën dhe Bashkimi në të gjashtën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat