Westbrook realizoi 44 pikë

Basketboll

Westbrook realizoi 44 pikë

Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 10:42
Russell Westbrook

U zhvilluan tri përballjet e fundit në NBA para se të apasionuarit e basketbollit amerikan të dëfrehen me All Star Game, i programuar për t’u zhvilluar në orët e para të së hënës.

Russell Westbrook realizoi 44 pikë, 11 asistime, por Oklahoma City Thunder u dorëzuan me rezultatin 131-122 në parketin e New Orleans Pelicans. Pavarësisht se Anthony Davis u ul në stol gjatë gjithë pjesës së dy për shkak të një shqetësimi në shpatullën e majtë, të zotët e shtëpisë imponuan një ritëm të lartë të udhëhequr nga Julius Randle me 33 pikë dhe 11 topa poshtë koshit dhe Jrue Holiday, që e mbylli takimin me 32 pikë.

Orlando Magic e patën si shëtitje sfidën me Charlotte Hornets, duke fituar me rezultatin e thellë 127-89. Ndeshja, praktikisht, u mbyll në dy periodat e para, me një diferencë të frikshme prej 35 pikësh, 71-36. Realizuesi më i mirë ishte Terence Ross me 21 pikë, ndërsa Nikola Vucevic e mbylli takimin me 17 pikë e 11 “rebound”.

New York Knicks fituan 91-106 në parketin e Atlanta Hawks, gjithsesi ky sukses vlen pak për faktin se njujorkezët renditen të fundit në Lindje me vetëm 11 fitore dhe 47 humbje. Mbërritja e Dennis Smith (shënoi 17 pikë dhe dha 7 asite) nga Dallasi duket se ka krijuar një impakt pozitiv të Nicks.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat