Sot do të vazhdojë ndeshja Ylli- Z Mobile Prishtina - Bota Sot
Sot do të vazhdojë ndeshja Ylli- Z Mobile Prishtina

Basketboll

Sot do të vazhdojë ndeshja Ylli- Z Mobile Prishtina

Më: 17 shkurt 2019 Në ora: 15:10
Sot do të vazhdojë ndeshja Ylli- Z Mobile Prishtina

Sot do të vazhdojë ndeshja Golden Eagle Ylli – Z Mobile Prishtina.

Ndeshja ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Z Mobile Prishtinës e zhvilluar të shtunën, ishte ndërprerë 1.02 minuta para përfundimit të kohës së rregullt, kur rezultati ishte 68:64 në të mirë të skuadrës nga kryeqyteti. Ndërprerja ka ndodhur në momentin kur gjyqtarët kanë gjykuar një gabim teknik për trajnerin e Golden Eagle Yllit, Arben Krasniqi.

Mirëpo, të pakënaqur me këtë vendim, një pjesë e shikuesve kanë hedhur gjësende të ndryshme në parket. Gjyqtarët kanë kërkuar që palestra të zbrazet, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur dhe më pas ata kanë marrë vendim për ndërprerjen e ndeshjes.

Federata e Basketbollit së Kosovës ka marr vendim që kjo ndeshje të vazhdojë sot (e diele)..

Ndeshja do të vazhdojë te dielën (Konform Propozicioneve të Garave) në ora 19:00 në kohën dhe rezultatin e mbetur dhe ndeshja do të zhvillohet pa prezencen e shikuesve, thuhet në njoftimin e Federatës së Basketbollit të Kosovës. "Vazhdimi i pjesës së mbetur të takimit të mbrëmshëm do të bëhet sot ora 19:00 pa pranin e tifozëve", bëhet e ditur nga Ylli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...