Mehmeti: Kosova ndeshet me një rival të paparashikueshëm

Basketboll

Mehmeti: Kosova ndeshet me një rival të paparashikueshëm

Nga: K. Goca Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 14:25
Mehmeti: Kosova ndeshet me një rival të paparashikueshëm

Artan Mehmeti, ish basketbollisti i mirënjohur, shprehet se sfida mes Kosovës dhe Rumanisë pritet të jetë e fortë, por sipas tij rumunët janë të paparashikueshëm.

“Ndeshje e fortë për ne, me kundërshtar teje të paparashikueshëm por shumë cilësor. Por tani e tutje duhet të mësohemi të ballafaqohemi me ekipe të forta.

Mendoj se Rumania për një nuancë është favorite, kurse neve na mbetet mos me u dorëzua dhe me anë të publikut të mundohemi të korrim fitore”, thotë Mehmeti për gazetën kombëtare “Bota sot”. Sfida Kosova – Rumania luhet të dielën (20.30) dhe është e xhiros së fundit të grupit B të parakualifikimeve për Eurobasket 2021. 

Duhet theksuar se Kosova kishte humb me 88:83 në konak të Rumanisë. Kosova është e fundit në grup me 3 pikë, dy me pak se Rumania që është në pozitën e dytë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat