Ferati: Kosova i ka të gjitha parakushtet

Basketboll

Ferati: Kosova i ka të gjitha parakushtet

Nga: Kemajl Goca Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 17:51
Ferati: Kosova i ka të gjitha parakushtet

Ndeshjes mes Kosovës dhe Rumanisë zgjon kureshtjen e tifozëve tanë. Ndeshja do të luhet të dielën e 24 shkurtit, në orën 20.30 në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë, në kuadër të grupit B të parakualifikuesve për Eurobasket 2021. Ish basketbollisti i mirënjohur, Ismet Ferati, tha se është ndeshje e vështirë për Kosovën.

“Ndeshja gjithsesi do të jetë e vështirë për vet faktin që Rumania veç sa e ka fituar Maqedoninë, ka qenë pjesëmarrëse në kampionatin e fundit evropian dhe ka lojtar kualitativ. Mirëpo, Kosova edhe në Rumani ka tregu lojë të mirë, ndoshta edhe më të mirën në këto kualifikime dhe gjithsesi se ka kualitet që të përballet me Rumaninë. Lojtari amerikan i natyralizuar është kualitativ dhe një lojtar i tillë i ka munguar Kosovës. Dardan Berisha është në formë të jashtëzakonshme, pjesa tjetër nuk ka problem me lëndime dhe kur krejt kësaj i shtohen edhe tifozët ‘Dardanët’, Kosova i ka të gjitha parakushtet për një rezultat pozitiv”, tha Ferati për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Ndërkaq, Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) njofton opinionin sportdashës së biletat për ndeshjen Kosova – Rumania, do të shiten më 23 dhe 24 shkurt. Ndërkaq, Biletat do të shiten para Qendrës së Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, tek obelisku “NEWBORN”. Më 23 shkurt (e shtunë) biletat do të shiten prej orës 12:00 deri në 20:00, kurse më 24 shkurt në ditën e ndeshjes prej orës 11:00 deri në 20:00. Çmimi i biletave do të jetë 2 euro, ndërsa për bileta VIP do të jetë 10 euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat