Basketbollistët e Kosovës me shumë optimizëm para ndeshjes vendimtare

Basketboll

Basketbollistët e Kosovës me shumë optimizëm para ndeshjes vendimtare

Më: 23 shkurt 2019 Në ora: 20:55
Basketbollistët e Kosovës

Kosova synon që me fitore kundër Rumanisë të përmbyllë fazën parakualfikuese për Kampionatin Evropian të vitit 2021.

Nesër me fillim në orën 20:30, basketbollistët e trajnerit Damir Mulaomerovic do të hyjnë në fushën e lojës me synimin e vetëm, fitoren. Ata presin edhe përkrahjen e madhe të tifozëve, e që sipas disponimit të përgjithshëm, duket se nuk do të mungojë.

Vetë Mulaomerovic, pastaj kapiteni Dardan Berisha, por edhe të tjerët janë shprehur optimistë se paraqitja e nesërme do të jetë shumë e mirë, pavarësisht se rivali është mjaft cilësor.

Kosova bën gara në Grupin B ndërsa në tri ndeshjet e para ka pësuar dy herë nga Maqedonia dhe një herë nga Rumania. Mundësia e fundit për ta siguruar një vend për në kualifikime për Eurobasket 2021 do të jetë në muajin gusht.

Maqedonia i prin grupit me 6 pikë, ku nga tri ndeshje ka po aq fitore, kurse Rumania dhe Kosova i kanë nga tri pikë secila, përderisa rumunët i kanë luajtur dy ndeshje deri më tani, dhe dy të tjerat do ti luajnë në muajin shkurt, së pari kundër Maqedonisë dhe më pas kundër Kosovës. Fituesi i grupit do ta sigurojë një vend direkt për në kualifikime për Eurobasket 2021.

Raundi shtesë i parakualifikimeve për Eurobasket 2021 do të zhvillohet prej 3 deri më 21 gusht, ndërsa emrat e kundërshtarëve Kosova do t’i mësojë në shkurt pas ndeshjes kundër Rumanisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat