New York Knicks i shkakton edhe një humbje San Antonio Spurs

Basketboll

New York Knicks i shkakton edhe një humbje San Antonio Spurs

Më: 25 shkurt 2019 Në ora: 08:51
NBA

Mbrëmë është luajtur vetëm një ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë.

San Antonio Spurs kanë pësuar humbjen e dytë rresht gjatë ditëve të fundit në kuadër të NBA-s.

New York Knicks kanë triumfuar para shikuesve të vetë në Madison Square Garden kundër “mamuzave” me rezultat 130:118.

Për asnjë moment nuk e kanë vënë në dyshim fitoren e tyre vendasit, duke i fituar të gjithë katër çerekët e ndeshjes.

Basketbollisti më efikas në parket te njujorkezët ishte Damyean Dotson, i cili realizoi 27 pikë gjersa me dy basketbollistë të tjerë regjistruan “double-double”. Kevin Knox pati 19 pikë dhe dhjetë kërcime gjersa Dennis Smith Jr. shtoi 19 pikë dhe kishte 13 asistime.

Te bardhezinjtë më i miri ishte DeMar DeRozan me 32 pikë gjersa LaMarcus Aldridge realizoi 18 pikë.

Pas kësaj, San Antonio zë pozitën e shtatë të renditjes tabelore të Konferencës Perëndimore ndërsa New York renditet i 15-të në Konferencën Lindore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat