Kosova në Grupin G së bashku me Luksemburgun dhe Britaninë e Madhe

Basketboll

Kosova në Grupin G së bashku me Luksemburgun dhe Britaninë e Madhe

Më: 25 shkurt 2019 Në ora: 15:58
Kosova në Grupin G së bashku me Luksemburgun dhe Britaninë e Madhe

Kosova ka edhe një mundësi për kualifikim në Eurobasket 2021.

Pas përfundimit të raundit të dytë të fazës parakualifikuese për Eurobasket 2021, skuadrat lidere të secilit grup kanë vazhduar tutje, pra e kanë siguruar vendin në kualifikime, derisa dy ekipet e fundit të grupeve tani janë sistemuar në grupe të tjera dhe kështu e kanë fituar edhe një shans për të siguruar një vend në kualifikimet për Eurobasketin që do të mbahet pas dy viteve.

Kosova si e treta në Grupin B tashmë është sistemuar në Grupin G së bashku me Luksemburgun dhe Britaninë e Madhe.

Raundi i tretë i parakualifikimeve për Eurobasket 2021 do të zhvillohet prej 3 deri më 21 gusht. 

Fituesi i grupit do ta siguroj një vend për në kualifikime për Eurobasket 2021.

Orarin e Përfaqësueses së Kosovës mund ta gjeni më poshtë:

Grupi G:

3 Gusht 2019 Luksemburgu - Kosova

7 Gusht 2019  Kosova - Britania e Madhe

14 Gusht 2019 Kosova - Luksemburgu

17 Gusht 2019  Britania e Madhe - Kosova

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat