Lakers e Spurs në krizë - Bota Sot
Lakers e Spurs në krizë

Basketboll

Lakers e Spurs në krizë

Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 11:27
Pamje nga ndeshja Memphis - LA Lakers

Kampionët e Golden State fituan 121:110 ndaj Charlotte në fushën e kësaj të fundit, duke ruajtur pozitat në krye të renditjes në Konferencën e Perëndimit. Të gjithë titullarët e Warriors realizuan mbi 10 pikë, me Thompson që ishte shënuesi më i mirë, autor i 26 pikëve. fiton edhe Houston, që 119:111 Atlanta, duke qenë forca e pestë në Perëndim. Tjetër ndeshje e mirë e Harden, që e mbylli takimin me 28 pikë.

Nuk po kalojnë një moment të mirë ekipet e Lakers dhe San Antonio, që humbën në takimet e sotme. Lakers u mundën 110-105 nga Memphis, humbje që ndërlikon edhe më shumë pozitat e ekipit kalifornian, jashtë zonës së play off. Conley me 30 pikë ishte shënuesi më i mirë për Memphis, duke i bërë të pavlefshme 24 pikët, 12 rebound e 11 asist të LeBron James, që realizoi një “triple double”.

Ndërsa San Antonio u mund 101-85 nga Brooklyn, që gjithashtu ndodhet në pozita të vështira në Perëndim. Russell realizoi 23 pikë për vendasit, ndërsa për Spurs u dallua Aldridge, me 26 pikë e 10 rebound, por që mbetën për statistikë. Fitojnë Clippers, që në fushën e tyre mundën 121:112 Dallas, ndeshje e ekuilibruar në shumicën e kohës e ku diferencën e bëri Harell me 32 pikë. Në sekondën e fundit fiton Philadelphia, që falë 29 pikëve të Harris mundi 111:110 New Orleans.

Rezultatet

Charlotte – Golden State 110:121

Cleveland – Portland 110:123

Detroit – Indiana 113:109

Brooklyn – San Antonio 101:85

Miami – Phoenix 121:124

Chicago – Milwaukee 106:117

Houston – Atlanta 119:111

Memphis – Lakers 110:105

Minnesota – Sacramento 112:105

New Orleans – Philadelphia 110.111

Clippers – Dallas 121:112

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...